Rasti “Banjska”, seanca vazhdon e mbyllur për publikun

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon seanca gjyqësore në rastin Banjska. Sot në këtë gjykatë do të dëgjohet dëshmia e dëshmitarit anonim A2.

Prokurori ka kërkuar që seanca të mbyllet për publikun përkohësisht gjatë dëshmisë së dëshmitarit anonim A2, me qëllim që të garantohet siguria fizike dhe integriteti i procedurës penale.

Trupi gjykues mori aktvendim të aprovojë propozimin që seanca të kalojë e mbyllur gjatë dëshmisë së dëshmitarit A2, me qëllim të mbrojtjes së dëshmitarëve.

Read Previous

Policia shqipton rreth 1 mijë e 900 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Read Next

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit