Raporti i “Reporterëve pa Kufij”, Tahiri: Do të kërkojmë llogari në Kuvend

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka komentuar raportin e “Reporterëve Pa Kufij” i cili e nxjerrë Kosovën më keq se kurdo herë sa i përketë lirisë së mediave.

Tahiri ka thënë se bazuar në të gjeturat e raportit, në rrezik është edhe demokracia zgjedhore meqë jemi në përfundim të mandatit.

“Ajo çfarë e bënë tejët shqetësues luhatjen si dhe rënien e trendit të indeksit të lirisë së shtypit në Kosovë, është fakti që kur kjo ndodh në përfundim të mandatit të një qeverie, demokracia zgjedhore është në rrezik”, ka thënë Tahiri.

Tutje Tahiri ka shtuar se kjo çështje nuk do të kalojë pa u kërkua llogari në Kuvend. /RTKlive/

Read Previous

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Read Next

Kaq aksidente trafiku u raportuan brenda 24 orëve në Kosovë