Raporti i BE-së, Kallas vlerësime për Shqipërinë: Dritarja është hapur

Bashkimi Evropian publikoi sot vlerësimet e tij për vendet kandidate, mes tyre Shqipërisë, duke vlerësuar progresin që ato po bëjnë në rrugën për t’u bërë anëtarë të unionit.

Kaya Kallas, shefja e diplomacisë evropiane, teksa prezantoheshin gjetjet e raportit të KE për integrimin e Shqipërisë në BE, theksoi se rruga është e gjatë.

Ajo tha se Shqipëria ka bërë progres në rrugën e integrimit drejt BE-së.

Kjo dritare është hapur tani. Nuk ofrojmë rrugë të shkurtra. Ky është një qëllim realist. Komisionerja Kos do të japë detaje për secilin vend. Përgjithësisht janë opinione pozitive për Shqipërinë, Maqedoninë, Kosovën, dhe është negative për Gjeorgjinë.”, tha ajo. /Top Channel/

Read Previous

Fiorentina shkarkon trajnerin Stefano Pioli

Read Next

Me rrymë tejet të dobët ose pa të fare, sfida e përditshme e banorëve të Moglicës