Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në rajonin e Gjakovës, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë:

DHUNË NË FAMILJE

· Gjakovë 26.02.2026, 14:00. Është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

· Rahovec 04.03.2026, 00:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

RASTET TJERA – NGJARJET

Raport shtesë:

PERSON I ZHDUKUR

Rahovec 1998-1999. NN. Lidhur me rastin njësia kompetente policore ka filluar gërmimet ku gjatë gërmimeve janë hasur pjesë eshtërore me prejardhje njerëzore të cilat dyshohet se i përkasin një individi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Mbetjet eshtërore janë dërguar në IML për autopsi dhe analizën e ADN-së.

Read Previous

KB “Trepça” lidere e pakontestueshme pas fitores dramatike në Pejë

Read Next

Seancë solemne në Kuvendin e Kosovës me rastin e shënimit të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së