Rangnick refuzon zyrtarisht Bayern Munich-un

Trajneri gjerman, Ralf Rangnick ka refuzuar përfundimisht ofertën e klubit të madh, Bayern Munich.

Ish-trajneri i RB Leipzig dhe Manchester United ka qenë i preferuar i drejtuesve të Bayern Munich për të pasuar Thomas Tuchel, i cili do të largohet në fund të sezonit.

Megjithatë, Rangnick është bërë trajneri i tretë që refuzon Bavarezët, pasi Xabi Alonsos dhe Julian Nagelsmann.

58-vjeçari gjerman i cili drejton kombëtaren e Austrisë ka treguar se refuzimi i gjigantit të Bundesligas vjen për arsye personale.

“Unë jam trajner i skuadrës austriake me gjithë zemër”, ka thënë fillimisht Rangnick.

“Ky nuk është një refuzim i Bayernit, por një vendim për ekipin tim dhe qëllimet tona të përbashkëta”, përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/

Read Previous

Ekspertët: Mamografia të fillojë në moshën 40 vjeçare

Read Next

U cilësua si “propozim i çmendur”, deputeti belg insiston në ndërtimin e një burgu në Kosovë