GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, e cilësoi atë si një mik të çmuar dhe mbështetës të vazhdueshëm të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
“Për herë të pestë në Tiranë, një mik gjithnjë e më i vendosur dhe i çmuar i Shqipërisë dhe i Ballkanit Perëndimor,” u shpreh Rama, duke vlerësuar rolin e Costës si një mbështetës i palodhur i procesit të integrimit evropian të rajonit.
Ai theksoi se çdo takim me Presidentin e Këshillit Evropian përbën një mundësi për shkëmbim përvojash dhe njohuri mbi zhvillimet në Evropë dhe më gjerë, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë në një periudhë sfidash të përbashkëta.
Rama ritheksoi se Shqipëria ka detyrën e saj për të përmbushur reformat, jo vetëm për procesin e integrimit, por për forcimin e institucioneve të pavarura dhe përmirësimin e funksionimit të shtetit.
“Ne kemi detyra për të përmbushur, jo për hir të Brukselit, por për hir të përmirësimit të institucioneve të pavarura në Shqipëri,” u shpreh ai, duke theksuar se në këtë fazë prioritet mbetet zbatimi i reformave të realizuara.
Sipas Kryeministrit, procesi i integrimit është kompleks dhe i shoqëruar me sfida, por mbetet një rrugëtim i përbashkët me Bashkimin Evropian, ku Shqipëria nuk është e vetme.
Ai solli edhe shembuj nga përvoja e vendeve anëtare të BE-së, duke përmendur Portugalinë, për të ilustruar sfidat e përshtatjes gjatë procesit të integrimit.
Në përfundim, Rama theksoi se ka dakordësi të plotë me Presidentin Costa për hapat që duhet të ndërmerren në vijim, përfshirë mbylljen e kapitujve negociues dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal, duke e cilësuar procesin si të qartë dhe pa pengesa në qëndrimet mes palëve. /Albanianpost.com