Rama reagon pas vlerësimit për Shqipërinë: Do të bëjmë gjithçka për të ulur si të barabartë në tryezën e BE

Progres raporti Komisionit Europian për Shqipërinë vlerëson vijueshmërinë nga qeveria Rama 4 të avancimit drejt BE por kërkon mos ndaljen e ritmit të reformave të cilat duhet të jenë gjithë përfshirëse.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama shkruan ‘do të bëjmë gjithçka që duhet për t’u ulur më në fund si të barabartë rreth tryezës së BE-së. Le të vazhdojmë, të ecim përpara, së bashku’.

“Po, e bëmë — dhe do të bëjmë gjithçka që duhet për t’u ulur më në fund si të barabartë rreth tryezës së BE-së. Le të vazhdojmë, të ecim përpara, së bashku.”, shkrua Rama. /Top-Channel/

Read Previous

Osmani: Njësia e Operacioneve Speciale e FSK-së gjithmonë gati në shërbim të atdheut

Read Next

Fiorentina shkarkon trajnerin Stefano Pioli