Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mohuar të jetë “kumbara” i projektit në Zvërnec, pas disa javësh protestash.
“Revolucioni Flamingo” shpërtheu pas planeve për një projekt në ishullin e famshëm. Emrat e përmendur në projektin miliardësh përfshinë Jared Kushnerin, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump. Protestuesit tash e 23 ditë kanë kërkuar dorëheqjen e Ramës dhe ndjekjen ligjore të sistemit të cilin e quajnë të korruptuar.

“Njerëzit thonë se jam udhëheqësi i gjithë kësaj. U them pirdhuni. E thjeshtë. Nuk më takon mua ta dëshmoj që s’jam kumbara. U takon atyre ta dëshmojnë se qenkam”, ka thënë ai për “Financial Times”, në një artikull të publikuar të martën.
“Të thuash që ekonomia e Shqipërisë është e bazuar në pastrim parash, është e tmerrshme”, ka thënë për FT. “Pastrimi i parave është pjesë e ekonomisë sonë, por jo problem aq i madh. A mendoni se s’ka pastrim parash në Londër? Ka. Por a mund të thoni se ekonomia britanike është në masë të madhe e përfshirë në pastrim parash? Jo”.
Rama ka insistuar se protestat janë nxitur nga armiqtë e Trumpit, përfshirë Iranin.
“Ka shumë interesim për ta mbytur këtë projekt… për shkak të Trumpit. Sikur të mos ishte Jared Kushneri… askujt s’do t’i interesonte për flamengot, për Shqipërinë, për asgjë. Krejt është urrejtje ndaj Trumpit që e krijon këtë rrëmujë”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se planet për investim në bregdet do të vazhdojnë pavarësisht protestave.
“Pjesa e rëndësishme është se investitorët s’janë kriminelë dhe s’janë në botën e pastrimit të parave. Janë investitorë të mëdhenj. Është shans historik”, ka përfunduar ai.
Protestat në Tiranë nisën pas kundërshtimeve ndaj projekteve të zhvillimit turistik në zonat e mbrojtura të Sazanit dhe Zvërnecit, por me kalimin e ditëve ato janë zgjeruar në kërkesa më të gjera për transparencë, llogaridhënie institucionale dhe kundërshtim të politikave të qeverisë së kryeministrit Edi Rama./koha.net