Rama në konferencë me Von der Leyen: BE mbështet Ballkanin Perëndimor

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë për mediat me presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama tha se Bashkimi Europian ka mbështetur Ballkanin Perëndimor dhe se këtë mbështetje e ka konfirmuar edhe nga bisedimet, me presidenten Von der Leyen
“Me presidenten kemi pasur një bisedim që ka prekur të gjitha temat e interesit të përbashkët”.

“Dhe mbetet një moment shumë i rëndësishëm dhe ne vlerësojmë shumë faktin që presidentja dhe komisioni aktual i japin një rëndësi të posaçme Ballkani Perëndimor dhe një vëmendje procesi të përafrimit të vendeve tona…Në këtë aspekt kemi folur për ecurinë e procesit të negociatave që në këndvështrimin tonë dhe nga sa dëgjova nga presidentja është duke ecur me shumë shpejtësi”, tha ai./reporteri

Read Previous

Begaj pret në takim von der Leyen: Mbështetja e BE-së, çelësi i progresit të Shqipërisë

Read Next

​Tri medalje argjendi për Kosovën në Kampionatin Ballkanik të Mundjes