Rama i hap dyert rusëve që “arratisen” nga regjimi i Putinit: Janë të mirëseardhur në Shqipëri!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur sot qëndrimin e tij për qytetarët rus të cilët po largohen nga vendi i tyre pas deklaratës së Presidentit Vladimir Putin për mobilizim të pjesshëm ushtarak.

I pyetur nga gazetarët sot pas mbledhjes së qeverisë, Rama ka thënë se është pro hapjes së dyerve për rusët të cilët mund të vijnë pas braktisjes së vendit të tyre në shenjë revolte ndaj Putin.

Ai është përgjigjur shkurt duke thënë: “Janë të mirëseardhur në Shqipëri”.

Sipas raportimeve në mediat e huaja, shifra e të larguarve nga Rusia kanë kaluar 100 mijë vetëm në Kazakistan dhe Gjeorgji dhe numri pritet të rritet pas frikës nga rekrutimi për në front.

Gjermani ishte vendi i parë që i hapi dyert rusëve që largohen nga vendi i tyre, duke iu premtuar mbështetje dhe kujdes. /Telegrafi/

Read Previous

SBASHK-u kërkon mendimin e anëtarësisë për pezullimin e grevës

Read Next

Adem Shkreli, tregoi aftësi të fuqishme të mendimit duke ndikuar ndjeshëm në kulturën shqiptare si poet dhe gazetar