Rama: Gjoba deri në 3 mijë euro për bizneset që se respektojnë rregulloren për nivelin e zhurmës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se nga sot të gjitha bizneset të cilat nuk e respektojnë rregulloren në fuqi për nivelin e zhurmës, do të gjobiten nga 1,000 deri në 3,000 euro.

Kryetari Rama, përmes një postimi në facebook, ka bërë të ditur se sot është vënë në funknsion Dhoma e Monitorimit të Zhurmave dhe pajisjeve për matjen e zhurmës, të instaluara në lokalet e gastronomisë.

Kryetari Rama tha se bizneset të cilat nuk e respektojnë rregulloren filliomisht do të kenë vërejtje, më pas gjoba, dhe në rast se asnjëra masë nuk përfillet mund të ketë edhe mbyllje të lokaleve.

“Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se të gjitha bizneset që nuk e respektojnë rregulloren në fuqi për nivelin e zhurmës, do të gjobiten nga 1,000 deri në 3,000 euro.

Sipas tij, me vënien në funksion të këtij sistemi që mundëson monitorimin online, fillimisht do të ketë vërejtje për bizneset e më pas edhe gjoba e nëse nuk përfillet asnjë masë mund edhe të ketë mbyllje të biznesit”, ka bërë të ditur Kryetari Rama/KultPlus.com

Read Previous

I rritur te gjigandët skocez Celtic, djali i ish-kapitenit të Shqipërisë në fokusin e dy klubeve italiane

Read Next

Rreth 8 mijë persona largohen nga Shqipëria gjatë fundjavës nga porti i Vlorës