Qeveria mban mledhje elektronike, merr dy vendime

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot një mbledhje elektronike në të cilën ka ka marrë dy vendime.

Siç bëhet e ditur në njoftimin për media, qeveria ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Amendamentit të Marrëveshjes për Themelimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (“Marrëveshja”) – Neni 1.

Po ashtu ka themeluar Komisionin e Pranimit për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sipas konkursit të shpallur me datën 14.03.2024./21Media

Read Previous

Mesjavë e ‘nxehtë’ në gjysmëfinalet e ‘Play-off-it’

Read Next

Fjalimi në OKB, nënat e Srebrenicës i shprehin mirënjohje presidentes Osmani