Qeveria e Kosovës subvencionon kreditë dhe ndan 5 milionë € për rrymën

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar dy vendime për ndarjen e 19 milionë eurove, për zbatimin e Pakos për Ringjallje Ekonomike.

Me vendimin e parë të miratuar në mbledhjen e 101-të të Qeverisë, janë ndarë pesë milionë euro për zbatimin e masës 3.7 Mbështetje për tejkalimin e krizës energjetike, në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike.

Ndërsa, me vendimin e dytë të miratuar në këtë mbledhje, janë ndarë mjete buxhetore në shumën prej 14 milionë euro për zbatimin e masave shtesë në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike, të masës 3.6 Mbështetja e likuiditetit familjar.​

Kjo masë parasheh subvencionimin e kredive për konsum deri në 3,000 euro.

“Kjo do t’iu mundësoj shumë familjeve të mbyllin bilancet e kredit-kartelave që kanë interesa shumë të larta, dhe njëkohësisht të përgatiten për vjeshtë duke pasur likuiditetin e nevojshëm për mbulimin e shpenzimeve sezonale”, thuhet në pikën 3.6 të Pakos.

Kushdo që merr kredi konsumuese deri në tre mijë euro në bankat komerciale në vend, do të subvencionohet me 10 për qind nga qeveria. 

/GazetaSinjali/

Read Previous

Në 24 orët e fundit janë shqiptuar 1,827 gjoba trafiku në Kosovë

Read Next

Historia e Gentit, kush ishte mbreti i fundit Ilir