Natyra dhe kullosat e shumta në fshatin Osek Hylë të Gjakovës bënë që blegtoria në këtë rajon të përcillet gjeneratë pas gjenerate. Është familja Gashi që ndër vite merret me kultivimin e deleve. Në fermën e tyre sot u bë qethja e deleve traditë kjo e lashtë e kësaj familje. Koha optimale për të kryer këtë rit është në fillimin e pranverës e deri në gjysmën e gushtit.
Qethja e delës nuk është një punë aspak e lehtë dhe këtë mund ta bëjnë vetëm ata që kanë më shumë përvojë në këtë fushë.
Në mesin e qethtarëve ishte edhe Shkelzen Ferizaj nga Kodralia e Deqanit i cili me shumë kënaqësi erdhi në këtë festë tradicionale.
Kjo ditë është festë jo vetëm për familjen Gashi por për të gjithë blegtorët që merren me kultivimin e rritjen e deleve. Kështu tha Zymeri i cili në fermën e tij mban më shumë se 300 krerë dele.
Nën melodinë e instrumenteve muzikore tradicionale qethtarët kryen traditën e qethjes së deleve. Edhe pse komuna e Gjakovës nuk ka një organizim të tillë tradicional janë barinjtë e këtyre familjeve që vazhdojnë me pasion e fanatizëm këtë traditë.