Qerkini i pakënaqur me trajtimin e rasteve të të pagjeturve

Përfaqësues i familjeve të të zhdukurve të Kosovës, Bajram Qerkini ka folur për pakënaqësitë e tij se si është duke u trajtuar çështja e personave të pagjeturë nga ekzekutivi.

Qerkini nën emocione tregoi për Kanal 10 se deri më tani vetëm në pikën kufitare të Merdares kanë shkuar 67 herë për t’i verifikuar nëse janë apo jo trupat e fëmijëve të tij.

“Ne kemi të dhëna të vecanta me data, me kohë kur na u kanë marrë fëmija e kur kanë dalë jashtë Kosovës, e kur janë varrosur në Kosovë. Ende s’kemi informata edhe për 1612 plotë që 24 vjet, as unë as Nysretja e shumë nëna tjera kanë pritur shumë që do të ndodhë dicka në Bruksel. Shuumë pak pres që kanë me i thanë katër fjali për personat e pagjetura. Është marre me shku pa një prind, në mesin e asaj bisede për personat e pagjetur. 67 herë kemi qenë në Merdare tu mendu a është copa e djalit a e çikës teme, dhe mos me i marrë këto sene serioze për persona të pagjeturë, kurrë hallall mos ju qoftë”, u shpreh Çerkini.

/Klankosova.tv/

Read Previous

Nis gjobitja e lokaleve për duhanpirje

Read Next

Olaf Scholz nuk pret krizë të re financiare