Pse Izraeli dhe Irani sulmuan njëri-tjetrin

Një raketë izraelite ka goditur Iranin, kanë njoftuar zyrtarët amerikan – sulm që është cilësuar si kundërpërgjigje ndaj sulmit me dronë dhe raketa nga Irani në drejtim të Izraelit.

Sulmi direkt i Iranit ndaj Izraelit – i pari në histori – ishte shenjë hakmarrjeje për bombardimin izraelit ndaj konsullatës iraniane në Siri. Gjatë këtij bombardimi u vranë disa komandantë iranianë.

Përse janë armiq Izraeli dhe Irani

Izraeli dhe Irani për kohë të gjatë janë në luftë në hije, duke sulmuar asetet e njëri-tjetrit pa pranuar përgjegjësinë.

Këto sulme janë ashpërsuar gjatë luftës në Gazë që ka nisur pas sulmit të Hamasit ndaj komuniteteve izraelite në tetorin e shkuar.

Dy shtetet kanë qenë aleate deri në revolucionin islamik të Iranit në vitin 1979. Regjimi i ri kishte përdorur kundërshtimin e Izraelit si pjesë kyç të ideologjisë.

Irani nuk e njeh të drejtën e Izraelit për të ekzistuar dhe bën përpjekje për shfarosjen e shtetit. Lideri suprem i Iranit, Ayetollah Ali Khamenei, shpesh e ka cilësuar Izraelin si kancer që padyshim se duhet shkatërruar.

Në anën tjetër, Izraeli beson se Irani përbën kërcënim ekzistencial siç është shprehur edhe në retorikën e Iranit.

Gjithashtu e ka akuzuar Iranin se në fshehtësi bën përpjekje të zhvillojë armë bërthamore, ani pse Irani vazhdimisht i ka mohuar këto akuza.

Përse Izraeli bombardoi konsullatën e Iranit në Siri?

Bombardimi i 1 prillit i konsullatës iraniane në Siri la të vrarë 13 persona. Irani deklaroi se u shkelë sovraniteti i tij.

Në mesin e të vrarëve ishte edhe gjenerali Mohammad Reza Zahedi që u printe forcave Quds, që kanë mbikëqyrur operacionet e grupit të Hezbollahut.

Read Previous

Në Kuvend do të mbahen punimet e Procesit të Bashkëpunimit për Evropën Juglindore

Read Next

​Lajçak paralajmëron fazë të re të procesit me lidershipin e ri të BE-së