“Pse ekipi vendas e jo Kosovë?” – Gazetari i drejtohet lojtarit të Spanjës

Se ndeshja mes Kosovës dhe Spanjës nuk mund të kalojë pa ndonjë incident, u dëshmua në fillim të këtij viti kur Dardanët ishin mysafirë në Sevillë.

Gjegjësisht, në atë kohë, mediat spanjolle e quanin Kosovën “territor ” dhe e shkruanin me shkronja të vogla në televizionin kombëtar, me spanjollët që kërcënuan të mos e shfaqnin flamurin dhe himnin. Dy ekipet do të takohen përsëri sot (e mërkure), këtë herë në Prishtinë.

Edhe pse politika nuk duhet të ndërhyjë në futboll, prej kohësh është bërë e qartë se nuk është kështu. Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet. Jo sepse ata kanë një marrëdhënie vëllazërore me serbët, por sepse ata kanë një situatë të ngjashme (me Kataloninë) në ‘oborrin e shtëpisë së tyre’, kështu që është e qartë pse ata e trajtojnë vendin që shpalli pavarësinë në vitin 2008 në këtë mënyrë, me mediumin gjerman Suddeutsche Zeitung dhe ai kroat 24 Sata që raportuan për një tjetër incident të pakëndshëm në konferencën e mbajtur mbrëmë.

Kujtojmë, në Spanjë, gazetarët refuzuan të thonë “Kosovë”, gjë që zemëroi strategun zviceran në stolin e Kosovës, Bernard Challandes . Spanja më pas festoi në shtëpi 3-1. Spanjollët kaluan në epërsi përmes Dani Olmos, i ndjekur nga Ferran Torres, Besar Halimi shënoi super gol për 2-1, dhe rezultati përfundimtar u vendos nga Gerard Moreno.

Spanjollët tani përsëri refuzuan të shqiptojnë emrin e Kosovës, por jo gazetarët, kësaj radhe futbollistët! Përkatësisht, futbollisti i Paris Saint-Germain, i huazuar në Sporting Lisbon, Pablo Sarabia, që iu drejtua kundërshtarëve të tij të tanishëm disa herë me “ekipin vendas “, gjë që zemëroi përfaqësuesit e mediave tona.

“Pse nuk thoni Kosovë, pse thoni ekipin vendas” – e pyeti gazetari, të cilit spanjolli iu përgjigj shkurt: “Nuk e kuptoj pyetjen”.

Gazetari shpejt e përsëriti pyetjen, por theksoi se pyetja vlen edhe për zëdhënësin e kombëtares spanjolle, i cili u përgjigj se atij nuk mund t’i bëheshin pyetje, por vetëm futbollistë, gjë që i dha fund situatës së vështirë, kështu që konferenca për shtyp vazhdoi./KultPlus.com

Read Previous

Konfiskohen afër 9 kg kokainë në Vërmicë, arrestohen dy shtetas të Shqipërisë

Read Next

Gazetari francez pyet Gjergj Fishtën se pse shqiptarët janë hajdutë, kjo ishte përgjigja e Fishtës