Konfiskohen afër 9 kg kokainë në Vërmicë, arrestohen dy shtetas të Shqipërisë

Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare, “Perëndimi”, mbrëmë ka ndaluar një makinë në pikën kufitare në Vermicë. Sipas drejtorit të kësaj drejtorie, Nexhmi Krasniqi, ata kanë rritur kapacitetet me hyrjen në fuqi të masave të reja dhe si rezultat mbrëmë dy persona, shtetas të Shqipërisë janë arrestuar, pas një kontrolle të detajuar të makinës sy tyre që ka rezultuar me gjetjen e 9 kg kokainë.

Sipas Krasniqit janë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore dhe të gjithë akterët kompetentë për t’u marrë me rastin kanë qenë në vendin e ngjarjes.

Aksioni ka përfunduar rreth orës 3:00 të mëngjesit, ku dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore. Sipas dyshimeve të para droga e konfiskuar nuk e kishte për destinacion Kosovën.

Read Previous

Vitia: Doza e tretë e vaksinës shihet e nevojshme

Read Next

“Pse ekipi vendas e jo Kosovë?” – Gazetari i drejtohet lojtarit të Spanjës