Protestuesit brohorasin emrin e Thaçit pas protestës në Hagë, policët bëjnë kordonin para Gjykatës Speciale

Ka përfunduar protesta në Hagë, me mijëra njerëz që pasi u mblodhën në një park në afërsi të Gjykatës Speciale, nisën të shpërndaheshin.

Disa protestues janë afruar te objekti i Speciales duke brohoritur emrin e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili bashkë me ish-krerë të tjerë të UÇK-së po mbahen në paraburgim, nën akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Disa policë u rreshtuan pranë objektit të Speciales, siç shihet në disa fotografi të sjella nga T7.

Në mbyllje të protestës, pjesmarrësve iu kërkua të shpërndahen të qetë, “pa shkaktuar asnjë incident, në mënyrë që të mos kemi asnjë problem me autoritetet shtetërore”./express

Read Previous

Çitaku pas protestës në Hagë: Madhështore, dielli do të lindë sërish

Read Next

Përfundon protesta në Hagë