Proteston Sindikata e KEK-ut, kërkohet ndihmë nga Qeveria e Kosovës

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës, ka protestuar për të shprehur pakënaqësitë e tyre, duke marshuar nga sheshi “Zahir Pajaziti” e deri te Qeveria e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Sindikalistët kanë protestuar fillimisht para objektit të KEK-ut në heshtje përmes pankartave me mbishkrime si “Nuk lejomë të shitemi tutje”, “Ne duam të kthehemi, KEK-u ka interes pse nuk jemi aty”, “Ne jemi të huazuar dhe jo të privatizuar”, “Kryeministër ndalo padrejtësitë ndaj punëtorëve të shërbimit të sigurimit fizik të KEK-ut”.

Marshimi ka nisur me fishkëllima e me thirrje “hajnat, hajnat…”./EO/

Read Previous

Këto janë detajet më të fundit rreth vrasjes së 18 vjeçares në Ferizaj

Read Next

Policia e EULEX-it shpëton një person që po mbytej në liqenin e Rugovës