Pronari i Tottenham nën akuza të rënda për “tregti të brendshme”

Joe Lewis, ndër të tjera, pronari i Tottenham Hotspur, akuzohet për orkestrimin e një plani tregtimi të brëndshëm, siç njoftoi prokurori në Manhattan të SHBA-së.

Në një video të postuar në Twitter, Prokurori i Qarkut, Damian Williams, njoftoi akuzën.

Prokurorët thanë se Lewis ka shfrytëzuar aksesin e tij në dhomat e këshillit të korporatave për kompanitë në të cilat ka investuar miqtë, asistentët personalë, pilotëve privatë dhe partnereve romantikë, duke i lejuar ata të korrin miliona dollarë fitime.

“Asgjë nga këto nuk ishte e nevojshme, Joe Leësi është një njeri i pasur. Por, siç pretendojmë, ai përdori informacionin e brendshëm si një mënyrë për të kompensuar punonjësit e tij ose për t’u dhënë durata miqve dhe bashkëpuntorëve të tij”, tha prokurori.

“Megjithatë, ne prentedojmë se ai përdroi informacionin konfidencial si një mjet për të kompensuar punonjësit e tij ose për t’u dhënë dhurata miqve. Ky është korrupsion klasik i korporatave. Është mashtrim dhe është e paligjshme.”/ h.ll/abcnews.al

Read Previous

Rizvanolli: Në dy vjetët e fundit është investuar në efiçiencë më shumë se kurdoherë, s’ka keqpërdorime

Read Next

Shtëpia e shkrimtarit Dritëro Agolli së shpejti në muze