Prokurori Morina flet për Masakrën e Dubravës: Nën hetim janë 88 të pandehur, një është në paraburgim

(FOTO: Kallxo.com)

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, sot ka shpalosur informacione sa i përket ngritjes së aktakuzave për krime të luftës.

Prokurori Ilir Morina, në një konferencë për media ka thënë se për masakrën e Dubravës nën hetim janë 88 të pandehur.

Siç tha Morina hetimi ka filluar qe një kohë të gjatë dhe aktualisht një i pandehur është në paraburgim.

“Ka filluar shqyrtimi gjyqësor për rastin e masakrës së Dubravës. Nën hetim janë 88 të pandehur. Ky hetim ka filluar që një kohë të gjatë pasi ishte lëndë e EULEX-it, një të pandehur e kemi në paraburgim, është sfidë të kryhet një hetim lufte për dy vjet, por këto janë mundësitë ligjore. Me ligj paraburgimi është 2 muaj.

Për të pandehurit e tjerë vazhdojnë hetimet, dhe jemi duke mbledhur provat. Në momentin që do të jemi gati do të procedojmë edhe ndaj këtyre të pandehurve”, ka thënë Morina. /Telegrafi/ 

Read Previous

Rritet profiti i bankave komerciale në Kosovë, ja sa fituan për 10 muaj

Read Next

Kryeprokurori Isufaj: Ju siguroj që prokuroria do të vazhdojë të punojë pa ndaluar në ndjekjen e të gjitha rasteve për krimet e luftës