Rritet profiti i bankave komerciale në Kosovë, ja sa fituan për 10 muaj

Bankat komerciale në Kosovë kanë arritur të sigurojnë profit të lartë gjatë periudhës janar-tetor 2023.

Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës(BQK), për dhjetë muaj të këtij viti nga kreditë bankare dhe shërbimet tjera, bankat komerciale kanë pasur fitim të pastër 141 milionë euro ose rreth 20 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të viti të kaluar.

Norma e interesit për kredi në tetor është shënuar 6.4 për qind.

Po ashtu vlera e kredive nga qytetarët në tetor ka arritur 4 miliardë e 833.9 milionë euro, ndërsa depozitat 5 miliardë e 875.9 milionë euro. Në tregun e Kosovës operojnë 12 banka prej të cilave me pronësi të huaj janë 9.

Ndërkaq, fitimi i pastër i institucioneve mikrofinanciare në këtë periudhë ka arrit 14.5 milionë euro. Norma e interesit në kredi dhe lizingje nga institucioneve mikrofinanciare ishte 19 për qind në tetor. /KosovaPress/

Read Previous

Hidhet shorti i Kupës së Amerikës

Read Next

Prokurori Morina flet për Masakrën e Dubravës: Nën hetim janë 88 të pandehur, një është në paraburgim