Prokurori i Shtetit: Për 24 orë janë ngritur 21 aktakuza

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetenjë (21) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona, janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe është paraqitur një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve, një (1) të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave, në dy raste të ndara. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit, ndaluar tre (3) persona të dyshuar për kryerje të veprave penale. /EO/

Read Previous

CNN nxjerr sekretet e Kinës: Mbi 100 stacione ilegale policore në botë

Read Next

Faza e Play Off vazhdon të mbetet synim i KB “Vëllaznimi”