Produkti mrekullibërës nga bletët

Mjalti është ndoshta produkti më popullor i bletëve punëtore. E megjithatë arsenali i bletëve përmban një tjetër “armë” të fortë në ndihmë të njerëzimit. Propolis.

Në Shqipëri, nuk janë të pakët njerëzit që ja dinë vlerat këtij produkti e ditët e fundit duket se interesi për këtë produkt mrekullibërës kundër infeksioneve bakteriale është rritur ndjeshëm.

Eugen Skermo, Drejtor Ekzekutiv i Mjaltit Morava, familja e të cilit është prodhuese dhe njohëse e mirë e produkteve të bletës, në një traditë të trashëguar brez pas brezi jep për lexuesit e AgroWeb dhe gjithë qytetarët disa këshilla shumë të vyera mbi rëndësinë e përdorimit të propolisit në kujdesin e shëndetit sidomos këto ditë.

Propolis është mrekullibërës për forcimin e imunitetit. Ata që e njohin ja dinë vlerën dhe rëndësinë për shëndetin, sidomos në këto ditë të vështira ku imuniteti i fortë është kryesori në kujdesin që duhet treguar për të shmangur prekjen nga viruset e dëmshme, siç është edhe Covid 19. Në këtë rast, propolis vjen në ndihmë të shëndetit duke mbajtur imunitetin e fortë, çka do të thotë ul shanset e prekjes” shprehet Skermo.

Mburojë Kundër Baktereve dhe Infeksioneve

Kompania Morava është e njohur në tregun shqiptar dhe atë ndërkombëtar, si një nga prodhuesit më cilësor të mjaltit dhe produkteve të tjera të bletës. Përmes këtyre këshillave ajo ka vendosur t’u vijë në ndihmë shqiptarëve duke i udhëzuar mbi mënyrat se si të krijojnë në organizmin e tyre mburojën kundër baktereve dhe viruseve.

Propolisi është një antibiotik natyral i fuqishëm. Ekspertët kanë konfirmuar se përdorimi i propolisit ndihmon në shkatërrimin e shumë baktereve përgjegjëse për një sërë infeksionesh që trajtohen me vështirësi. Ata sugjerojnë që propolis të shfrytëzohet për përgatitjen e ilaçeve më të avancuara kundër mikrobeve që i rezistojnë antibiotikëve tradicionalë.

Ka shumë studime që konfirmojnë vetitë e forta të propolisit kundër infeksioneve në rrugët e frymëmarrjes. Efektet e tij janë të menjëhershme ashtu siç padyshim të njëjtat efekte i ka edhe mjalti por propolisi në këtë i ka më të përqëndruara. Në rastet e infeksioneve bakteriale në rrugët e frymëmarrjes propolisi ndihmon në largimin dhe shërimin e shpejtë. Unë do t’i sugjeroja të gjithë qytetarëve që të kujdesen për imunitetin dhe të përdorin sa më shumë propolis nëse kanë mundësi por padyshim edhe mjaltin, çdo ditë. Mjalti është po aq i fuqishëm në forcimin e organizmit dhe shëndetit në tërësi” shprehet Skermo.        

Propolis përdoret duke gëlltitur me pika, me spraj ose në formën e çajit. Fillimisht duhet të përzihet sepse propolisi precipiton në fund të shishes.

Përdorimi është 4 ose 5 herë në ditë me 3-4 pika. Mund të aplikohet direkt ose në çaj apo ujë të ngrohtë.

Propolisi përmirëson rigjenerimin e qelizave dhe forcon sistemin imunitar duke e furnizuar atë me flavonoidë të rëndësishëm në rezistencën ndaj viruseve dhe baktereve. Nëse imuniteti është i dobët, njeriu është më i predispozuar të preket nga sëmundje serioze./Botasot

Read Previous

Çka u diskutua në takimin e Kurtit me Krasniqin e Abdixhikun?

Read Next

Si do të kompensohen 18 ditët e humbura të mësimit, tregon MASHT