Prishtina dhe Llapi luajnë derbin rajonal në kryeqytet, Drita dhe Ferizaj në kërkim të këndelljes

photo by: @Shpend Ahmeti

Albi Mall Superliga e Kosovës në futboll vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 13-të.

Për të shtunën në program janë dy ndeshje për tu zhvilluar dhe adhuruesit e futbollit vendor mund t’i shohin të dyja, pasi nuk zhvillohen në orar të njëjtë.

Lideri aktual Drita pas humbjes nga Prishtina sot takohet me Ferizajn, ndeshje që e zhvillojnë përsëri në Gjilan.

Vendasit kërkojnë ta harrojnë sa më shpejtë humbjen nga kryeqytetasit dhe duan të rikthehen te fitoret.

Në anën tjetër Ferizaj vjen në këtë sfidë pas turpërimit nga Malisheva 0-6 dhe kërkon të reflektojë ku synimi është ta befasojnë liderin. Dueli mes Dritës dhe Ferizajt zhvillohet me fillim nga ora 13:00.

Ndërkohë nga ora 18:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë zhvillohet derbi rajonal mes Prishtinës dhe Llapit.Reklama

Dy skuadrat janë në formë të mirë, ku Prishtina ka dy fitore radhazi derisa Llapi nuk di për humbje në katër ndeshjet e fundit pasi ka marrë tetë pikë.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët kërkojnë tre pikët dhe pritet një duel i zjarrtë në kryeqytet. 

/Gazeta Olle/ 

Read Previous

Ndërron jetë një pesëvjeçar në Fushë Kosovë, Policia heton rastin

Read Next

Varhelyi: Ballkani Perëndimor pjesë e familjes evropiane