Ndërron jetë një pesëvjeçar në Fushë Kosovë, Policia heton rastin

Një fëmijë pesëvjeçar ka ndërruar jetë në shtëpi të premten, ndërkaq Policia e Kosovës bëri të ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 05:20 në rrugën “Bedri Pejani”, në Bresje.

Tutje siç thuhet në raport nuk dihet shkaku i vdekjes

“Vdekje e dyshimtë. Është raportuar se viktima mashkull kosovar (fëmijë 5 vjeçar) ka ndërruar jetë në shtëpi. Nuk dihet shkaku i vdekjes, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Read Previous

​Kuvendi pa kuorum edhe në sesionin vjeshtor, pozita premton disiplinë më të madhe

Read Next

Prishtina dhe Llapi luajnë derbin rajonal në kryeqytet, Drita dhe Ferizaj në kërkim të këndelljes