Presidentja Osmani thërret konferencë për media në ora 16:00

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani pritet që mbajë sot konferencë për media. 

Konferenca pritet të mbahet në ora 16:00, kanë njoftuar nga Presidenca e Kosovës.

Në njoftim nuk është bërë e ditur arsyeja, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Presidentja Osmani, javën e kaluar ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet gjatë fundjavës.

“Ne jemi duke e përgatitur lëndën për Kushtetuese dhe nëse edhe gjatë fundjavës nuk ka marrëveshje që mund të rezultojë me institucione të konstituuara, në fillim të javës do t’i drejtohemi Gjykatës, por nuk e dimë sa kohë do t’i duhet asaj për t’u përgjigjur”, kishte thënë Osmani.

Mes tjerash, Osmani kishte deklaruar se asaj nuk i takon të negociojë koalicione qeveritare dhe se diçka të tillë e ka të ndaluar me Kushtetutë.

Gjykata e ka përcaktuar 26 korrikun si afat të fundit për konstituim, ajo nuk ka ofruar më shumë hollësi se çfarë ndodh tutje nëse partitë nuk merren vesh deri atëherë. /Reporteri.net.

Read Previous

​Kurti: GJND-ja vulosi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës

Read Next

Britania dhe OpenAI bashkojnë forcat për të dominuar garën globale të AI