Presidentja Osmani merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara do ta mbajë seancën e 77-të.

Diskutimet kryesore do të mbahen nga data 20 deri më 26 shtator.

Burime të Klankosova.tv bëjnë me dije se në këto diskutime do të marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Temë e diskutimeve do të jenë zhvillimet aktuale, me theks të veçantë lufta në Ukrainë.

E temë e diskutimit pritet të jetë edhe Kosova.

Në mbledhjet e Asamblesë së Përgjithshme do të marrë pjesë edhe homologu i saj serb Aleksandar Vuçiq.

/Klankosova.tv/

Read Previous

President i Sllovenisë, Borut Pahor viziton sot Kosovën – takohet me Osmanin e Kurtin

Read Next

MINT publikon tavanin e çmimit të derivateve për 24 orët e ardhshme