Presidentja Osmani ka pritur në takim kryediplomatin gjerman Maas

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, raporton .

Heiko Maas, ka mbërritur në ora 14:00 aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, për vizitën e tij zyrtare, ku është pritur nga homologia e tij kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz.

Pas, këtij takimi në agjendë parashihet që Maas dhe Osmani të dalin në një konferencë të përbashkët për medie.

Pastaj, në ora 16:30, kryediplomati gjerman i shkon në zyrë shefit të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.

Një orë më pas, në 17:30, Ministri gjerman do të zhvillojë edhe një takim zyrtar me homologen e tij kosovare, Kryediplomaten Donika Gërvalla.

Para nisjes për në Kosovë ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, ka deklaruar se Prishtina dhe Beogradi duhet të bashkëpunojnë në luftën kundër pandemisë./eo/

Read Previous

Rusia urdhëron tërheqjen e trupave nga zona kufitare me Ukrainën

Read Next

Televizioni boshnjak e shfaq flamurin e Kosovës