GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se vendi i tij është “i gatshëm t’i sigurojë botës” se nuk po synon të zhvillojë armë bërthamore, raportojnë mediat shtetërore iraniane.
Sipas agjencisë shtetërore IRNA, Pezeshkian ka thënë në një postim në Telegram: “Para martirizimit të liderit të ndjerë të Iranit, Ajatollah Khamenei, ne kemi deklaruar – dhe e përsërisim edhe tani – se jemi të gatshëm ta sigurojmë botën se nuk kërkojmë armë bërthamore.”
Ai ka shtuar se Irani “nuk dëshiron destabilizim në rajon” dhe ka akuzuar Izraelin se po përpiqet të krijojë paqëndrueshmëri.
Megjithatë, Pezeshkian theksoi se negociatorët iranianë nuk do të bëjnë kompromis me “dinjitetin dhe nderin e vendit”.
Këto deklarata vijnë pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, la të kuptohet se presidenti amerikan Donald Trump mund të bëjë një njoftim më vonë gjatë ditës lidhur me negociatat.
/Reporteri.net/BBC/