Presidenti i Iranit thotë se hakmarrja është “e drejtë dhe detyrë” e vendit

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka thënë se Irani e sheh hakmarrjen për sulmet nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara si “të drejtën dhe detyrën e tij legjitime”, raporton CNN

Në një deklaratë të lëshuar të dielën në mediat shtetërore iraniane, Pezeshkian tha se Udhëheqësi Suprem Ali Khamenei u vra “nga duart e horrave më të ligj në botë”.

“Republika Islamike e Iranit e konsideron derdhjen e gjakut dhe hakmarrjen kundër autorëve dhe komandantëve të këtij krimi historik si detyrën dhe të drejtën e saj legjitime dhe do ta përmbushë këtë përgjegjësi dhe detyrë të madhe me gjithë fuqinë e saj”, tha Pezeshkian./express

Read Previous

Operacioni për vrasjen e Khameneit, “NYT”: CIA dha me precizitet lokacionin e mbledhjes së udhëheqësve iranianë, Izraeli goditi në kohë

Read Next

Pesë të arrestuar për vrasjet e 1998-ës në Syriganë të Skënderajt, konfiskohen armë dhe uniforma ushtarake