Prerja e pishave në Gjakovë, reagon LVV

Lëvizja Vetëvendosje dega në Gjakovë ka reaguar lidhur me prerjen e disa drunjve tek Stacioni i  Autobusëve.

Reagimi i plotë:

“Gjatë ditës së sotme, banorët e Komunës së Gjakovës të cilët kishin dalur në këtë ditë vikendi, u përballen me pamje thënë së buti alogjike, të prerjes së drunjve dhjetëra vjeçarë e vazhdimin e degradimit të ambientit në Komunën e Gjakovës.

Komuna e Gjakovës me në krye Ardian Gjinin, pas degradimit urbanistik të secilës lagje të qytetit me ndërtime të cilat i shohim çdo ditë e e dimë se si bëhen, pas fenomenit të murosjes së rrugëve e parqeve të qytetit sipas “shijes” së atij që është njeri që e ka parë botën siç thotë shpesh vet, tani po vazhdon edhe me eliminimin final të atyre pak hapsirave të gjelbra të mbetura në qytetin tonë.

Aktet e sotme të prerjes së këtyre drunjve tek Stacioni i Autobusëve, janë akte të pa pranueshme dhe denigruese për këtë qeverisje lokale e cila po e shfrytëzon pushtetin e saj në dëm të interesave të banorëve të Komunës së Gjakovës.

I bëjmë thirrje kryetarit të Komunës së Gjakovës dhe vartësve të tij, të ndalin këtë masakër ambientale në qytetin tonë, ngase banorët e komunës së Gjakovës nuk ua kanë me borgj ta durojnë këtë theqafje e komoditet të pushtetit të tyre, të cilit po i vie fundi i shumëpritur e i pa alternativë”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje. /tvsyrivision/

Read Previous

Një burrë nga Malisheva raportoi rrejshëm se ishte dhunuar nga një burrë tjetër

Read Next

Vdesin burrë e grua, dyshohet se u asfiksuan nga tymi