Vdesin burrë e grua, dyshohet se u asfiksuan nga tymi

Burrë e grua janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në fshatin Pataqan i Poshtëm në Rahovec.

Policia dyshon se vdekja e viktimave ka ardhur si pasojë e asfiksimit nga tymi, pasi kishte marrë flakë një kolltuk.

Me datën 17.03.2024 rreth orës 12:25 jemi njoftuar se në fshatin Pataqan i Poshtëm në Rahovec, burrë e grua të moshës madhore janë gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tyre. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimave.
Nga hetimet e para të zhvilluara, ekzaminimet e kryera në  vendin e ngjarjes si dhe dëshmive tjera të siguruara, dyshohet se deri tek vdekja e viktimave ka ardhur si pasojë e  asfiksimit nga tymi, pasi kishte marr flakë një kolltuk, dyshohet nga një prizë elektrike. Mirëpo, shkaktari zyrtar i vdekjes do të vërtetohet vetëm pas ekzaminimit mjeko ligjor, gjë e cila është urdhëruar nga prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar edhe rast “hetim i vdekjes”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./tvsyrivision/

Read Previous

Prerja e pishave në Gjakovë, reagon LVV

Read Next

Parashikimi i motit për sot