Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka publikuar raportin me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas këtij raporti, në këtë periudhë nuk ka pasur asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 19 aksidente me të lënduar dhe 22 aksidente me dëme materiale.

Ndërkaq, për shkelësit e rregullave në komunikacion, policia ka shqiptuar gjithsej 2021 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 17 persona, prej të cilëve 9 i ka dërguar në mbajtje dhe 1 person në ndalim policor. /RTKlive

Read Previous

SHBA-ja nuk planifikon të kthejë paratë e tarifave

Read Next

Nga Serie A në Bundesliga, e shtunë e “zjarrtë” e lojtarëve të Kosovës