Policia shqiptoi për 24 orë, mbi 2 mijë gjoba në trafik

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2038 gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 17 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 34 me dëme materiale.

Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 18 persona, ndërkaq 9 të tjerë janë dërguar në mbajtje. /RTKlive/

Read Previous

Shtëpia e Bardhë kërkon përgjigje nga Izraeli për varrezat masive në Gaza

Read Next

Keqpërdori pozitën zyrtare, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit