Policia sekuestron armë dhe fishekë në Gjakovë, arrestohen tre persona

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Gjakovë pasi që pas një mosmarrëveshje të më hershme i kanë drejtuar armët njëri tjetrit dhe një herë është shtënë me një armë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore ku kanë sekuestruar: dy revole, një AK 47, katër karikator dhe 90 fishekë.

Në vendin e ngjarjes gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar edhe një gëzhojë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/

Read Previous

Zjarre në Itali, evakuohen qindra njerëz

Read Next

Të enjten shpallet aktgjykimi ndaj Kristë Gjokajt dhe 5 policëve të dyshuar për keqtrajtimin e qytetarit të prangosur