Policia sekuestron 3 mijë kg mish me prejardhje nga Brazili

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë sekuestruar tre mijë kg mish, i cili kishte ardhur nga Brazili në Kosovë.

Sipas tyre, policia kufitare ka arritur ta identifikojë një kombi pa targa, i cili ishte munduar që të hyjë në Kosovë përmes rrugëve ilegale nga Maqedonia e Veriut.

Mirëpo, ai është arritur të ndalohet nga Policia, e ku gjatë kontrollit i janë gjetur 108 pako me 3 mijë kg mish të kuq, me prejardhje nga Brazili.

Rasti është trajtuar nga patrulla e Policisë Kufitare dhe Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare Lindje, në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse pas hetimeve preliminare malli i konfiskuar do t’i dorëzohet Doganave të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/SInjali/

Read Previous

Shqipëria e Kosova të përkushtuara në zbatimin e 13 marrëveshjeve për bashkëpunim

Read Next

Përfituan nga fondet urgjente të COVID-it, Gjermania nis hetimet për 26 mijë raste