Policia ne aksion, largon veturat nga trotuaret

Policia e Kosovës, respektivisht njësia e trafikut rajonal në Gjakovë ka ndërmarrë një aksion për largimin e veturave përgjatë trotuareve dhe rrugëve në disa pjesë të ndryshme të qytetit. Gjatë këtij aksioni zyrtarët policor kanë shqiptuar tiketa të trafikut për ngasësit që i kanë parkuar veturat në trotuare. Poashtu janë konfiskuar dhjetëra vetura të cilat kishin zënë vend në hapësirat e gabuara. Të gjitha veturat që kishin zënë trotuaret u morën me merimangë. Komandanti i trafikut rajonal, Kapiten Albin Sahatqija ka thënë se ky aksioni ka për qëllim lirimin e trotuareve dhe të rrugëve nga parkimet e parregullta duke mos përjashtuar edhe kundërvajtjet tjera.

Kapiten Sahatqija tha se kanë adresuar edhe një kërkesë drejt zyrtarëve të sektorit të komunikacionit pranë komunës së Gjakovës dhe se presin që të merret parasysh.

Ky aksion i policisë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Ndërsa disa nga qytetarët prapa kamerës së televizionit Syri janë arsyetuar për parkimin e veturave në trotuare pasi që sipas tyre ka shumë mungesa të parkingjeve brenda qytetit. Ata u shprehën se veturat nuk mund të qëndrojnë në ajër, prandaj në mungesë të trotuareve janë të detyruar t’i parkojnë ato nëpër trotuare. Ndërsa të tjerë qytetarë e kanë mirëpritur këtë aksion sepse janë liruar shumë hapësira që më parë kanë penguar lëvizjen e lirë të tyre.

Read Previous

KKZ sot ka bërë shpërndarjen e materialit jo sensitiv për zgjedhje

Read Next

​Von Cramon në Kosovë, interesohet për zgjedhjet dhe aksionin e policisë në veri