KKZ sot ka bërë shpërndarjen e materialit jo sensitiv për zgjedhje

Nga pallati i kulturës “Asim Vokshi” po bëhet shpërndarja e materialit jo sensitiv për 34 qendra të votimit në komunën e Gjakovës. Gjithashtu sot është mbajtur  edhe një trajnim rifreskues me kryesues të këshillave të vendvotimeve, në këtë trajnim kanë marrë pjesë Prokuroria themelore e Gjakovës dhe policia, kështu tha Armir Rexhaj, zyrtar i lartë i zgjedhjeve në komunën e Gjakovës.

Ai shtoi se gjatë ditës së sotme do të pranojnë edhe materialin sensitiv që janë fletëvotimet dhe materialin anti-covid të cilin do ta shprëndajnë në secilën qendër të votimit. Rexhaj tha janë edhe 5 ekipe mobile që do punojnë gjatë ditës së nesërme për personat me nevoja dhe rrethana të veçanta si dhe për personat e infektuar me Covid-19. Ne vizituam një qendër të votimit sot për të parë nga afër se a janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për mbarvajtjen e procesit të votimit.

Gjatë ditës së nesërme ekipet e KKZ-së do të jenë në teren në cdo qendër të votimit për të monitoruar procesin nga hapja e qendrave të votimit e deri te paketimi dhe dorëzimi i materialit zgjedhor në depon e KKZ-së që ndodhet te pallati i kulturës “Asim Vokshi” theksoi Rexhaj.

Read Previous

Barnatorja e QKMF-së njofton që insulinat për muajin tetor nuk kanë ardhur ende

Read Next

Policia ne aksion, largon veturat nga trotuaret