Policia ndërhyn në universitetin e Kalifornisë

Policia amerikane ka ndërhyrë dhe po i çmonton barrikadat e ngritura nga protestuesit në kampusin e Universitetit të Kalifornisë në Los Anxhelos.

Qindra persona ishin barrikaduar Brenda kampusit duke ngritur tenda ndërsa policia paraprakisht kishte kërkuar nga ta që të largohen përndryshe do të arrestohen.

Protestuesit pohojnë se policia ka shkrepur drejt tyre plumba gome. Policia e Los Anxhelosit ende nuk ka lëshuar ndonjë deklaratë zyrtare rreth ndërhyrjes në Universitetin e Kalifornisë e as për arrestimin e ndokujt apo për numrin e të arrestuarve.

Karen Bass Kryebashkiakja e Los Anxhelosit, në rrjetin social X ka shkruar se autoritetet do të hetojnë dhe arrestojnë të gjithë ata që përfshihen në hedhjen e fishekzjarrëve drejt personave tjerë, spërkatjen me kimikate dhe sulmojnë fizikisht personat tjerë. Fjala e lirë do të mbrohet e jo dhuna, ka shkruar ajo.

Të martën në mbrëmje, një grup i personave pro Izraelit, të maskuar kanë sulmuar një kamp të studentëve pro-palestinez, para se aty të thirreshin policia për të ndërhyrë.

Demonstrata po zhvillohen gjithandej universiteteve në SHBA kundër luftës në Gazë dhe për ndalimin e përkrahjes për Izraelin./rtklive

Read Previous

Regjistrohet edhe kryeministri Kurti: Ishte proces i thjeshtë dhe i shpejtë

Read Next

Arizona voton për shfuqizimin e ndalimit të abortit