Regjistrohet edhe kryeministri Kurti: Ishte proces i thjeshtë dhe i shpejtë

Procesi i regjistrimit po vazhdon edhe më tutje, kështu radha i ka ardhur edhe kryeministrit, Albin Kurti, të regjistrohet.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Kurti, i cili ka thënë se procesi i regjistrimit ishte i thjeshtë dhe i shpejtë.

“Unë u regjistrova. Ishte një proces i lehtë e i thjeshtë, si dhe i shpejtë që zgjati më pak se dhjetë minuta. Është aq i rëndësishëm ky regjistrim i popullsisë saqë vendimtar për dhjetë vjeçarin e ardhshëm të politikave tona si shtet e të progresit tonë si shoqëri. Andaj regjistrohuni edhe ju për të planifikuar të ardhmen!”, ka shkruar Kurti në Facebook, teksa ka shpërndarë një video nga procesi regjistrimit.

Ndryshe, ushtruesi i detyrës së kryeshefit të ASK-së, Avni Kastrati theksoi se javën e kaluar ka pasur numër më të madh të regjistrimit të popullsisë.

Më tej, ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të deklarojnë saktë rezidencën e tyre.

“Komuniteti serb ende heziton në mënyrë masive. Ne kemi pasur diskutim me disa institucione ndërkombëtare dhe ata do t’iu transmetohen, ata duhet ta dinë se është një e mirë për ta ditur numrin e tyre”, tha ai.

Procesi i regjistrimit të popullsisë, siç shtoi ai, nuk është politik dhe se serbët duhet të marrin pjesë në këtë proces. Në konferencën para mediave, ai u bëri thirrje publike që nëse regjistruesi nuk paraqiten tek familjet, atëherë vet të kontaktojnë komunën e tyre.

Ai tha se procesi i regjistrimit të popullsisë po vijon ashtu siç është paraparë. Sipas tij, regjistruesit dhe qytetarët janë adaptuar me këtë proces. Kastrati shtoi se të dhënat preliminare do të mund të publikohet më herët se qe janë paraparë, në qershor të këtij viti./Telegrafi/

Read Previous

Britanikët, të shqetësuar për sigurinë në Kosovë e rajon – “Rusia po i fryn zjarrit”

Read Next

Policia ndërhyn në universitetin e Kalifornisë