Policia kufitare kap dy afrikanë që tentonin të futeshin ilegalisht në Kosovë

Zyrtarët policorë të Stacionit të Policisë kufitare-Hani i Elezit, kanë hasur në dy persona që kanë tentuar të futen ilegalisht në Kosovë.

Zyrtarët, gjatë kontrollit me pajisje të veçantë (zbulues të pranisë së njerëzve në automjete) në një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut i cili vinte i ngarkuar nga Turqia, kanë marrë sinjale se në të në rimorkio ka njerëz.

“Pas kontrollit, në rimorkion e kamionit janë hasur dy emigrant: A.Z. nga Algjeria i cili nuk posedonte dokumente identifikimi dhe T. A. nga Libia me një pasaportë të Libisë. Të dyshuarit ishin futur në rimorkio të kamionit duke dëmtuar një pjesë të mbulojës së rimorkios”, thuhet në komunikatën e policisë, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë intervistimin, të dy kanë deklaruar se kanë ardhur nga Greqia para dy në Maqedoni të Veriut dhe më pas kanë tentuar të futën në Kosovë.

Read Previous

​Kruja, qyteti i bekuar nga historia

Read Next

15-vjeçaren e kishin dhunuar tre meshkuj në Gjakovë, dhunuesve iu zbut dënimi në 8 muaj