Policia identifikon 44 fëmijë si lëmoshë-kërkues

Policia e Kosovës përmes një plani operativ për tre ditë ka identifikuar dhjetëra fëmijë dhe të rritur si lëmoshë-kërkues.

Sipas njoftimit të Policisë, nga 44 fëmijët e identifikuar 36 (tridhjetë e gjashtë) janë shtetas kosovarë dhe 8 (tetë) janë shtetas të Shqipërisë.

“Të gjithë fëmijëve lëmoshë-kërkues kanë qenë të shoqëruar nga familjaret e tyre dhe të pajisur me dokumente. Gjatë procedurave policore nuk është identifikuar asnjë viktimë e trafikimit me njerëz”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kurse nga identifikimi i 22 të rriturve, prej tyre 14 (katërmbëdhjetë) shtetas kosovarë dhe 8 (tetë) shtetas të Shqipërisë.

Ndaj 16 prej tyre janë ngritur kallëzime penale kurse fëmijët janë referuar në Qendrat për Punë Sociale.

Policia e Kosovës, shtetasit e Shqipërisë pas verifikimit i ka referuar në Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj për trajtim të mëtutjeshëm sipas ligjit për të huaj.

Të gjithë fëmijëve lëmoshë-kërkues kanë qenë të shoqëruar nga familjaret e tyre dhe të pajisur me dokumente. Gjatë procedurave policore nuk është identifikuar asnjë viktimë e trafikimit me njerëz./Kallxo.com/

Read Previous

Rikthimi i maskave në shkolla

Read Next

Trofeu i Botërorit vjen për herë të parë në Kosovë