Rikthimi i maskave në shkolla

FILE – In this Sept. 2, 2021, file photo, children sit in a classroom at school in Strasbourg, eastern France. Children across Europe are going back to school, with hopes of a return to normality after 18 months of pandemic disruption and fears of a new surge in infections from the highly infectious delta variant of the coronavirus. (AP Photo/Jean-François Badias, File)

Pavarësisht rritjes së rasteve dhe kthimit të maskës në një numër të vogël shkollash, reagimi në të gjithë SHBA-në ka qenë kryesisht i ndrydhur, duke reflektuar rraskapitjen e publikut pas më shumë se dy vjetësh kufizime

Rastet e COVID-19 në SHBA janë rritur, duke çuar në një numër të vogël distriktesh shkollore, veçanërisht në verilindje, për t’i rikthyer obligimet dhe rekomandimet për maska për herë të parë që nga mbarimi i rritjes së Omicronit dhe teksa vendi po i afrohet 1 milion vdekjeve nga pandemia.

Kthimi i maskave në shkolla nuk është aq i përhapur sa më parë në pandemi, veçanërisht pasi shqetësimet e publikut për virusin janë zbehur. Në Maine, Nju Xhersi dhe Pensilvani janë rikthyer maskat, po ashtu edhe në Massachusetts i rekomandojnë ato kur viti shkollor po hyn në javët e fundit.

Distrikti më i madh shkollor i Maines, në Portland, ka thënë këtë javë që maskat do të ktheheshin me Superintendent Xavier Botana, duke thënë se ishte “kursi më i sigurt në këtë kohë” mes rasteve në rritje. Bangor, Maine, shkollat gjithashtu sollën një kërkesë universale për maska.

Shkollat e mesme në periferi të Pittsburghut dhe në Montclair, Nju Xhersi, periferi e qytetit të Nju-Jorkut, njoftuan gjithashtu për kthim të maskave, ani pse vetëm përkohësisht gjatë kësaj jave. Sipas të dhënave nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, shumica e qarqeve në vend që konsiderohen të kenë nivele “të larta” të COVID-19 janë në verilindje.Në pjesë të Massachusetts, që kanë parë nivele të larta të përhapjes së COVID-19, autoritetet po rekomandojnë po ashtu maska në shkolla.

Reagimet kanë variuar nga ato mbështetëse në zemërim. Në faqen në Facebook të shkollës së mesme “Woodland Hills”, në periferi të Pittsburghut, një grua e quajti këtë ndryshim “të çmendur”.

Image

Diana Martinez dhe Owell Cornwall, të cilët kanë fëmijën në klasën e parë në Graham and Parks School në Massachusetts, kanë ndjekur rekomandimin për të maskuar vajzën e tyre.

“Jemi shumë të lumtur për këtë. Na jep pak qetësi”, ka thënë Martinez, 42 vjeç, profesor në Universitetin Tufts. “Mendoj se prindërit në përgjithësi kanë kujdes veshjen dhe kjo na jep njëfarë rehatie. Është rasti i njëjtë në parashkollorin tonë. Mbase do të ketë prindër që nuk i vënë maskën fëmijës, ama ne do ta bëjmë atë.

Cornwall ka theksuar se duket që ka një konsensus të përgjithshëm në komunitetin e shkollës në favor të lojës së sigurt.

“Jemi disi me fat në këtë lagje, që ata ndajnë shqetësimet tona me shëndetin”, është shprehur Cornwall, 37 vjeç, studiues vizitor në Tufts.

Rastet e raportuara ditore në SHBA janë mesatarisht 79 mijë, 50% më shumë gjatë dy javëve të fundit, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins”. Kjo është një pjesë e vogël e numrit të rasteve ditore në fillim të këtij viti, kur ata arritën në 800 mijë.

Sidoqoftë, numërimet aktuale të rasteve janë nënvlerësim i madh për shkak të një rënieje të madhe në testime dhe faktit që disa testime po bëhen në shtëpi dhe nuk raportohen në departamentet e shëndetësisë.

Një grup modelimi me ndikim në Universitetin e Washingtonit në Seattle, vlerëson se vetëm 13% e rasteve raportohen tek autoritetet shëndetësore në SHBA – që do të nënkuptonte një nënnumërim prej më shumë se gjysmë milioni infeksione të reja çdo ditë.

Pavarësisht rritjes së rasteve dhe kthimit të maskës në një numër të vogël shkollash, reagimi në të gjithë SHBA-në ka qenë kryesisht i ndrydhur, duke reflektuar rraskapitjen e publikut pas më shumë se dy vitesh kufizime.

Megjithatë, jashtë shkollave, zyrtarët kanë treguar pak interes për t’u kthyer në detyrimet e maskave.

Muajin e kaluar, Filadelfia braktisi detyrimin e maskave, disa ditë pasi u bë qyteti i parë i madh amerikan që rivendosi kërkesën në përgjigje të rritjes së rasteve dhe shtrimeve në spital me COVID-19.

Shtetet e Bashkuara po i afrohen treguesit të zymtë të 1 milion vdekjeve nga COVID-19. Në nivel global, ka pasur më shumë se 6 milionë vdekje në pandemi sipas një raporti nga Universiteti “Johns Hopkins”.

Punonjësit e spitalit në “Providence St. Joseph” në Orange, Kaliforni, të cilët punuan në më të keqen e pandemisë, ndaluan të mërkurën për të njohur sakrificën.

Koordinatorja e infermierëve të njësisë së kujdesit intensiv, Patsy Brandenburger, ishte në mesin e shumë kujdestarëve spitalorë që morën në bekim nga Ati Patrick Okonkwo, një kapelan spitali, gjatë ceremonisë katolike romake.

Ajo kujtoi ditët më të këqija të pandemisë, kur spitali ishte mbushur me qindra pacientë, duke përfshirë dhjetëra në ventilatorë; tani spitali ka vetëm shtatë pacientë me COVID-19.

“Numri i pacientëve që vdiqën në kujdesin intensiv ishte aq i madh. Dhe vetëm familjet nuk mund të ishin aty me ta, ishin ditë jashtëzakonisht të vështira për të gjithë ne”, ka thënë Brandenburger, duke i larguar lotët nga sytë./Alsat.mk/

Read Previous

Prodhimi vjetor i vajit të ullirit në Shqipëri, 20 mijë tonë

Read Next

Policia identifikon 44 fëmijë si lëmoshë-kërkues