Policia e Kosovës sekuestron një shumë parash, dyshohet se erdhën nga Serbia

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar një shumë parash në Pejë, të cilat dyshohen se kanë ardhur nga Serbia.

Lidhur me rastin, Policia ka intervistuar disa persona.

“Lidhur me rastin, prokurori i rastit ka pranuar një informatë se nga disa persona është sjellë një shumë e parave nga Kopaoniku i Serbisë dhe janë duke u dërguar në Pejë. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një shumë parash”, njofton Policia.

Policia shton tutje se personat janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar, rasti në procedurë hetimore. /Telegrafi/

Read Previous

Erdogan do të takohet me Putinin në Rusi

Read Next

Suedia shpreson se Turqia do ta ratifikojë anëtarësimin në NATO në tetor