Policia e Kosovës kap 101 paketa cigare me vlerë rreth 80-85 mijë euro

Policia ka kapur 101 paketa cigare kontrabandë në dy automjete në Leposaviq. 

Policia ka njoftuar se të dyshuarit kishin ikur pasi i kishin vërejtur policët. Vlera e cigareve vlerësohet të jetë rreth 80-85 mijë euro. 

Dy automjetet janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor për hetime. 

“Njësia policore gjatë patrullimit kanë vërejtur dy automjete me dy të dyshuar të cilët kur kishin vërejtur policinë kishin ikur në drejtim të Serbisë. Gjatë kontrollit të veturave janë gjetur dhe sekuestruar 101 paketa me cigare në vlerë rreth 80-85 mijë euro si dhe një radiolidhje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Koha.net/

Read Previous

Mediumi sllovak: Kosova përgatitet ta pushtojë Bratislavën!

Read Next

Pas javës zhgënjyese në Evropë, Arsenali dhe Man City rikthehen në Premier Ligë për betejën e titullit