Policia e Kosovës del me komunikatë: S’ka informacione për plagosje në Veri

Policia e Kosovës ka dalur me një raport lidhur me situatën e krijuar në Mitrovicën e Veriut, ku u raportua se ka polic dhe qytetarë të plagosur.

Policia e Kosovës ka njoftuar se nuk ka ende ndonjë informacion për një gjë të tillë, ndërsa ka bërë thirrje të ruhet qetësia dhe të mos krijohet panik nga qytetarët.

Ndër të tjera, Policia bën të ditur se rrugët në disa lokacione mbesin të bllokuara në veri të vendit, ku si pasojë është shkaktuar një pamundësi kalimi për automjetet.

Rrugët e bllokuara në Veri të Mitrovicës, janë në drejtim të dy pikë kalimeve kufitare Jarinje dhe Bernjak.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Situata në veri, Hamza fton qytetarët që të mbajnë qetësinë

Read Next

Lirohet nga spitali familja kosovare e cila u sulmua nga serbët