Po vazhdon të ulet numri i rasteve të spitalizuara me Sars-Cov-2

Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme ka vazhduar të ulet numri i rasteve të spitalizuara me Sars-Cov-2.

Sipas raportit të ShSKUK-së, numri i përgjithshëm i pacientëve që janë në trajtim është 589, ku prej tyre, 471 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 37 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 451 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

“Në QKUK janë të shtrirë 242 pacientë. 11 prej tyre në gjendje të rënduar, 176 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 193 me oksigjeno-terapi. Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave, Klinika Infektive, 91 pacientë, Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 45 pacientë, Klinika Infektive III ( Interno), 7 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 81 pacientë. Mjekimi Intensiv -COVID, 10 pacientë + 2 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive,Klinika e Pediatrisë, 7 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente. Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 347 pacientë, 26 prej tyre në gjendje të rënduar, 295 të konfirmuar pozitivë, 258 me oksigjeno-terapi. Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme, Spitali i Prizrenit, 54 pacientë, Spitali i Gjakovës, 60 pacientë, Spitali i Pejës, 87 pacientë, Spitali i Gjilanit, 51 pacientë, Spitali i Ferizajt, 444 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 41 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 10 pacientë”, thuhet në njoftim./KosovaPress/

Read Previous

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 912 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Read Next

KMDLNJ: Institucionet e Kosovës bëjnë diskriminim ndaj konsumatorëve të energjisë elektrike