Po vazhdojnë punimet për rikthimin e ujit të pijes nga KRU “Gjakova”

FOTO | VALON NIXHA

Të gjitha zonat që furnizohen nga kompania rajonale e ujësjellësit “Gjakova” kanë mbetur pa ujë të pijes. Kjo për shkak të paraqitjes së defektit që ka ndodhur në gypin kryesorë fi 800 tek “Pika e Zezë” në Gjakovë.

Pra për komunat si Gjakova, Rahoveci dhe një pjesë e Prizrenit  është dashur që të ndalet furnizimi me ujë, u.d së kryeshefit ekzekutiv të kompanisë Visar Hasi ka thënë se mbrëmë është paraqitur defekti dhe, si pasojë jemi të detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë për gjithë zonën tonë të mbulueshmërisë. Hasi tha se që nga mbrëmë ekipet janë terren dhe anë duke punuar me të gjitha kapacitetet për të sanur problemin.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe natyrës së ndërlikuar të punimeve në vendin e ngjarjese ishin të gjitha ekipet e terrenit të cilat u munduan të intervenojnë me të gjitha kapacitetet. Duke përfshirë këtu makineritë e rënda dhe pajijset tjera që janë të domosdoshme për defektet të tilla. Deri në rregullimin e tërësishëm të dëmit që është shkaktuar në këtë gyp, si pasojë do të mbesin pa ujë të pijes e gjithë zona tonë e mbulueshmërisë.

KRU “Gjakova” kërkon nga të gjithë konsumatorët që të kanë mirëkuptim dhe shpreson që sa më parë që të jetë e mundur të kthehet edhe furnizimi me ujë.

Read Previous

Kosova dhe Serbia takohen këtë muaj në Bruksel, temë diskutimi targat e automjeteve

Read Next

​Rama sot në SHBA, takon Blinken dhe merr pjesë në samitin e OKB